Tensionet mes protestuesve dhe figurave publike vijojnë të prodhojnë skena të forta në rrugët e Tiranës.
Këtë herë në shënjestër është vënë gazetari Bledi Mane, i cili është përballur me një grup protestuesish pranë zonës së ish-Bllokut.
Sipas pamjeve, protestuesit i janë afruar gazetarit dhe i kanë hedhur vezë, ndërsa në drejtim të tij janë dëgjuar edhe thirrje si “Servil i Ramës!”.
Situata është përshkallëzuar për pak çaste, pasi Mane është parë duke tentuar të përballet me protestuesit. Debati ka kaluar në tone të forta dhe është dukur se mund të përfundonte në përplasje fizike.
Megjithatë, konfrontimi është shmangur dhe gazetari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një nga vezët kishte përfunduar mbi kokën e tij.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet pritet të shkaktojnë reagime të shumta në rrjetet sociale
