HomeLajmeKe Shitur Shpirtin dhe B*thën për Vendin ku të Nxorën si Qen,...

Ke Shitur Shpirtin dhe B*thën për Vendin ku të Nxorën si Qen, Rogerti Godet Agron Llakajn

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, ka reaguar ashpër ndaj humoristit Agron Llakaj përmes një postimi të ri në rrjetet sociale. Sterkaj, i njohur edhe si ish-gazetar sportiv, e ka goditur drejtpërdrejt komikun, duke e akuzuar se ka shitur shpirtin për t’u kthyer atje ku e kishin nxjerrë jashtë.

“Ke shitur shpirtin dhe b*thën për t’u rikthyer te vendi ku të nxorën jashtë si qen. Të paktën thuaj të vërtetën, o kloun M.O.F.O.! Ish-kolegët si Salsano Rrapo, Jul Deda, etj., i doje jashtë Top Channel. Ky ishte pakti verbal me kollvarin!!!”, ka shkruar Sterkaj në postimin e tij.

Gjithë kjo “mesele” lidhet me rikthimin e Agron Llakajt në emisionin “Portokalli”, pjesë e televizionit Top Channel. Në mesazhin e tij, Sterkaj përmend edhe disa ish-kolegë të humoristit, si Salsano Rrapo dhe Jul Deda, duke pretenduar se Llakaj i kishte dashur ata jashtë stacionit televiziv.

Rogerti njihet për natyrën e tij agresive, të drejtpërdrejtë dhe shpesh provokuese, si dhe për frazat therëse që përdor rregullisht në postimet e tij. Edhe kësaj radhe, stili i tij nuk ka ndryshuar: pa mbajtur gjuhë të butë, ai ka zgjedhur ta shfaqë hapur pakënaqësinë ndaj rikthimit të Llakajt në “Portokalli”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments