Një deklaratë e fortë e gazetarit sportiv dhe ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Robert Sterkaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pas rikthimit të humoristit Agron Llakaj në emisionin “Portokalli”.
Sterkaj ka reaguar publikisht ndaj rikthimit të Llakajt në ekran, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe duke e akuzuar humoristin se ka bërë një zgjedhje që, sipas tij, bie ndesh me qëndrimet e mëparshme.
“Shite shpirtin dhe b*thën për t’u rikthyer te vendi ku të nxorrën jashtë si qen”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.
Më tej, ai e cilëson Llakajn me një tjetër shprehje fyese dhe pretendon se rikthimi i tij në “Portokalli” është shoqëruar me një përplasje verbale.
“Të paktën thuaj të vërtetën, o klloun M.O.F.O.! Ish-kolegët si Salsano Rrapo, Jul Deda etj., i doje jashtë Top Channel. Ky ishte pakti verbal me kollvarin!!!”, vijon ai.
Reagimi ka hapur diskutime në rrjet, ndërsa rikthimi i Agron Llakajt në “Portokalli” ka rikthyer vëmendjen te marrëdhëniet dhe përplasjet e së kaluarës brenda emisionit humoristik.
