HomeLajme🚨 ALARMANTE/ Klientëve të Raiffeisen Bank u zhduken mijëra lekë nga llogaritë,...

🚨 ALARMANTE/ Klientëve të Raiffeisen Bank u zhduken mijëra lekë nga llogaritë, denoncime të shumta në rrjet

Një situatë shqetësuese po raportohet nga klientë të Raiffeisen Bank, të cilët pretendojnë se u janë zhdukur shuma parash nga llogaritë bankare pa kryer transaksione përkatëse.

Sipas denoncimeve të publikuara në rrjet, disa qytetarë kanë konstatuar mungesa që variojnë nga 500 euro deri në mbi 1 mijë euro.

Një prej rasteve të raportuara lidhet me një qytetar që kishte rreth 100 mijë lekë në llogari. Pas një blerjeje prej rreth 1 mijë lekësh, ai pretendon se mori një njoftim ku bilanci rezultonte rreth 50 mijë lekë më i ulët.

Pra, ndërsa transaksioni i fundit ishte vetëm rreth 10 euro, qytetari pretendon se nga llogaria i ishin zbritur rreth 50 mijë lekë.

Raste të ngjashme janë raportuar edhe nga qytetarë të tjerë në rrjetet sociale, të cilët thonë se kanë tentuar të kontaktojnë bankën për të sqaruar situatën, por pretendojnë se nuk kanë marrë përgjigje.

Denoncimet vijojnë të shtohen, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nga banka nëse bëhet fjalë për një problem teknik, transaksione të paautorizuara apo një tjetër shkak.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments