Antonela Berisha ka reaguar publikisht pas aludimeve në rrjetet sociale se ajo mund të jetë personi që shfaqet në një video intime, e cila është bërë pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit.
Përmes disa postimeve në Instagram, Berisha ka mohuar kategorikisht se është vajza në video, duke theksuar se bëhet fjalë për një identifikim të gabuar.
“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Personi në atë video nuk jam unë”, ka shkruar ajo.
Antonela ka renditur edhe disa dallime fizike që, sipas saj, e bëjnë të qartë se nuk bëhet fjalë për të. Ajo ka përmendur ndryshime në gjatësi, strukturën trupore dhe disa detaje të tjera fizike, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi për të mbështetur pretendimin e saj.
Berisha ka sqaruar se çështja, sipas saj, nuk lidhet me përmbajtjen intime, por me faktin që videoja po i atribuohet një personi që ajo thotë se nuk është.
“Po të ishte videoja ime, do ta pranoja pa pikën e problemit. Problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”, është shprehur ajo.
Në një tjetër reagim, Antonela ka përcjellë edhe një mesazh për privatësinë, duke theksuar se jeta intime e një personi nuk duhet të përdoret për ta paragjykuar apo ekspozuar atë pa pëlqim.
Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se do të mbajë përgjegjës ata që vijojnë ta identifikojnë publikisht si personin që shfaqet në material.


