HomeLajmeAgron Llakaj shpërthen për videot intime: “Shumë e rëndë, jashtë çdo imagjinate”

Agron Llakaj shpërthen për videot intime: “Shumë e rëndë, jashtë çdo imagjinate”

Agron Llakaj ka reaguar për një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit, videot intime të personazheve publikë që janë shpërndarë në rrjetet sociale.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, aktori i njohur u shpreh se mënyra se si është trajtuar ngjarja ka kaluar çdo kufi të një situate që mund të komentohet publikisht.

“Është jashtë çdo imagjinate. E jashtëzakonshme, shumë e rëndë, ‘no comment’ më vjen të them”, u shpreh Llakaj.

Ai foli edhe për klimën në rrjetet sociale, duke theksuar se shqiptarët shpesh reagojnë me shumë nervozizëm dhe urrejtje.

“Ne shqiptarët kemi lindur vetëm për të sharë. Më duket se jemi një popull i nevrikosur”, tha ai.

Në vijim, Agron Llakaj solli edhe një shembull nga jeta e tij personale, duke treguar se si vajza e tij i ka kërkuar të fshijë një postim që kishte publikuar.

“Vjen një moment ku fëmijët na udhëheqin”, tha aktori, duke treguar se si brezi i ri ndikon gjithnjë e më shumë në mënyrën se si prindërit sillen dhe komunikojnë në rrjetet sociale.

Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë: më shumë mirësi dhe dashuri, dhe më pak urrejtje në shoqëri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments