HomeLajme“Unë Jam 85-a, 84-a Ishte Aty Për Planin”: Çfarë “Plani Të Poshtër”...

“Unë Jam 85-a, 84-a Ishte Aty Për Planin”: Çfarë “Plani Të Poshtër” Prishi Erion Braçe Në Kuvend?

Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë me një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se e ka të vështirë të ndajë pushtetin dhe të mbajë përgjegjësi për gabimet e qeverisjes. Reagimi vjen pasi Braçe votoi pro Hartës së re Territoriale në Kuvend.

Sipas tij, Rama duhet t’i pranojë gabimet si të vetat dhe jo t’ua faturojë vetëm ministrave e drejtorëve që ka pasur pranë. “Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose siç thonë disa rreth tij se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet”, deklaroi deputeti.

Braçe pranon se kryeministri e ka përdorur pushtetin shpesh për mirë dhe ka sjellë ndryshime të mëdha në vend, por shton se e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur përmes emërimit të ministrave dhe drejtorëve të padenjë. Ai kërkoi që pushteti të mos ushtrohet si pronë personale, por të ndahet siç e përcakton Kushtetuta, me institucione të pavarura dhe funksionale.

Vota për hartën dhe “plani” i prishur

Deputeti sqaroi se vota e tij për hartën territoriale nuk ishte mbështetje personale për Ramën, por zgjedhje për të vazhduar punën si deputet dhe për të kërkuar një reformë të vërtetë të pushtetit vendor. Ai kundërshtoi gjithashtu përdorimin e disiplinës partiake për të kufizuar qëndrimet e deputetëve.

Duke folur për presionin që thotë se ka përjetuar, Braçe tha se është sulmuar e linçuar, me kosto të madhe personale e familjare, por vendosi të qëndrojë dhe të bëjë punën. “E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, të përhershëm”, theksoi ai, duke shtuar se “për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments