HomeLajmeTirana në kaos dhe flakë, Partia Socialiste reagon fort: Kushdo që ka...

Tirana në kaos dhe flakë, Partia Socialiste reagon fort: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë

Partia Socialiste ka reaguar ashpër për situatën e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, PS paralajmëroi se të gjithë ata që janë përfshirë në dhunë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan partia në reagimin e saj.

Postimi i PS-së u shoqërua me një video që tregon përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë në rrugët e kryeqytetit.

Rama: Nuk jap dorëheqjen

Reagimi i partisë në pushtet vjen pas disa ditësh tensionesh, ku persona me maska kanë sulmuar institucione shtetërore, banka dhe biznese private. Kryeministri Edi Rama, kreu i PS-së, i tha agjencisë Reuters se nuk do të japë dorëheqjen dhe se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës, Rama deklaroi se studentët janë të mirëpritur për dialog, ndërsa përgjegjësit do të përballen me ligjin.

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë protestave janë plagosur deri tani 71 efektivë. Protestat e studentëve janë përhapur edhe në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër, ku janë raportuar përplasje dhe të shoqëruar.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar dhunën dhe shkatërrimin e pronës, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe të gjitha palëve për dialog.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments