HomeLajmeKaos dhe flakë në rrugët e Tiranës, Ambasada e SHBA-së jep paralajmërimin...

Kaos dhe flakë në rrugët e Tiranës, Ambasada e SHBA-së jep paralajmërimin e fortë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të ri për shtetasit amerikanë, pas përplasjeve të së enjtes pasdite gjatë protestës që nisi në Rrugën e Durrësit dhe u shtri në disa zona të kryeqytetit. Sipas ambasadës, protesta është kthyer në akte dhune dhe rrezikon të përhapet më tej.

Në mesazhin e saj, ambasada shpjegon se demonstratat e nisura në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej dhe rreth ndërtesave qeveritare, janë përshkallëzuar në dhunë. Ajo përmend përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.

Personeli amerikan larg zonave të protestës

Ambasada paralajmëron se demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim dhe se ato mund të shtrihen në rrugët përreth. Kjo mund të sjellë prani të shtuar të policisë, vështirësi në qarkullim, devijime trafiku dhe bllokime rrugësh. Personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen protesta.

Shtetasve amerikanë u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë, t’i japin përparësi sigurisë personale, të ndjekin mediat lokale dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore. Ndër këshillat e ambasadës janë: të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të kufizojnë përdorimin e telefonit dhe kufjeve në publik, të kenë gjithmonë gati një plan për t’u larguar nga zona në rast rreziku dhe të mbajnë një profil të ulët.

Paralajmërimi vjen në ditën e tretë të protestave të dhunshme në Tiranë, ku sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, janë plagosur deri tani 71 efektivë. Tensione dhe përplasje janë raportuar edhe në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments