HomeLajmePërplasja për videot intime/ Monika Lubonja i drejtohet drejtësisë dhe zbulon hapin...

Përplasja për videot intime/ Monika Lubonja i drejtohet drejtësisë dhe zbulon hapin e radhës

Aktorja Monika Lubonja ka ndërmarrë një hap ligjor pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të materialeve intime që pretendohet se lidhen me të.

Në një reagim publik, Lubonja shprehet se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohej apo regjistrohej, ndërsa kundërshton publikimin, shpërndarjen apo përdorimin e materialeve intime.

Aktorja u bën thirrje mediave dhe publikut që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos e kthejnë situatën në objekt argëtimi apo gjykimi.

“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.”

Lubonja konfirmon se ka nisur rrugën ligjore dhe se synon ta ndjekë çështjen deri në fund, duke ia lënë drejtësisë zbardhjen e përgjegjësive.

Në reagimin e saj, ajo shprehet gjithashtu:

“Dinjtetin tim dhe pafajësinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time.”

Çështja pritet të ndiqet tashmë në rrugë ligjore, ndërsa aktorja kërkon që materialet intime të mos publikohen apo rishpërndahen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments