HomeLajmePërhapet lajmi par një person të vdekur pas protestës, Blendi Fevziu del...

Përhapet lajmi par një person të vdekur pas protestës, Blendi Fevziu del me reagimin e papritur

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar gjatë emisionit “Opinion” lidhur me lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një person që pretendohet se ka humbur jetën.

Fevziu bëri të ditur se kishte marrë një numër të madh mesazhesh nga qytetarët për këtë pretendim, çka e kishte shtyrë stafin e emisionit të verifikonte informacionin pranë Spitalit të Traumës.

Sipas gazetarit, stafi kontaktoi drejtpërdrejt drejtuesen e këtij institucioni shëndetësor, e cila mohoi kategorikisht informacionet për një person të vdekur apo në rrezik për jetën, lidhur me rastin për të cilin ishte kërkuar verifikimi.

Ka lajme për një person të vdekur. Stafi im ka kontaktuar drejtoreshën e Spitalit të Traumës, e cila mohon kategorikisht që të ketë një person në rrezik për jetën apo të vdekur”, deklaroi Fevziu.

Gazetari theksoi se mesazhet nga qytetarët vijonin të mbërrinin, ndërsa informacioni po shpërndahej përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po më çojnë pafund mesazhe që është një postim në rrjet. Nga Spitali i Traumës, konfirmimi është jo!”, u shpreh ai.

Deklarata e Fevziut vjen në një kohë kur në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime të pakonfirmuara për një viktimë. Sipas verifikimit të përmendur nga gazetari, Spitali i Traumës nuk e ka konfirmuar këtë informacion.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për origjinën e postimit apo identitetin e personit të cilit i referohen pretendimet

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments