HomeLajmeMirela Kumbaro reagon pas dy ditësh protestash, ministrja u drejtohet studentëve me...

Mirela Kumbaro reagon pas dy ditësh protestash, ministrja u drejtohet studentëve me mesazhin e fortë:

Ministrja e Arsimit dhe deputetja e Përmetit, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas dy ditësh protestash dhe akteve të shkatërrimit në ambientet e Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Përmes një reagimi publik, Kumbaro shprehet se po e ndjek me shqetësim situatën e krijuar, duke theksuar se respekton të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë nga institucionet, por kundërshton dhunën dhe dëmtimin e pronës publike.

“Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës”, shprehet ministrja.

Ajo thekson se protesta qytetare dhe dhuna ndaj institucioneve janë dy gjëra të ndryshme, duke nënvizuar se Ministria e Arsimit do të vijojë të jetë e hapur për dialog me studentët, universitetet dhe prindërit.

Kumbaro bën të ditur se kati i parë i ministrisë është djegur dhe se dëmet kanë prekur edhe dokumente e materiale, duke bërë që ambientet të mos jenë të përdorshme deri në riparimin e tyre.

Në reagimin e saj, ministrja përmend gjithashtu mbështetjen financiare për studentët dhe përfundon me një mesazh të drejtpërdrejtë për ta:

“Të dashur studentë, kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës. Zëri juaj ka vlerë pikërisht kur dëgjohet përmes ideve dhe argumenteve!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments