HomeLajmeStudentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

Përshkallëzimi i protestës në Tiranë, ku disa institucione përgjatë bulevardit janë përfshirë nga flakët, ka sjellë reagime të shumta.

Për situatën në kryeqytet ka reaguar sërish Albana Koçiu, e cila ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë dhuna dhe kaosi, duke kujtuar kostot që Shqipëria ka paguar në të kaluarën nga ngjarje të tilla.

Në reagimin e saj, zv. kryeministrja thekson se protestat duhet të zhvillohen pa dhunë dhe se institucionet, bizneset dhe hapësirat publike nuk duhet të bëhen objekt sulmesh. Ajo u bën thirrje qytetarëve për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi në këto momente të tensionuara.

“Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot. Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi. Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari. Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, shkruan Albana Koçiu

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments