HomeLajmeMaestro Refuzon Ftesën Live Të Luiz Ejllit? “Pësova Dëme Të Parregullueshme”

Maestro Refuzon Ftesën Live Të Luiz Ejllit? “Pësova Dëme Të Parregullueshme”

Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun si Maestro, ka zbuluar në Instagram se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një spektakli televiziv të së premtes mbrëma, por ka lënë të kuptohet se nuk e ka pranuar. Ai nuk përmendi emra, por fakti që ftesa ishte për të premten ka ngjallur dyshime se bëhet fjalë për “Live me Luizin”, emisionin e ri të Luiz Ejllit në Top Channel.

“Mora një FTESË këto ditë për të bërë show sonte mbrëma në televizionin më të rëndësishëm në vend”, shkruan ish-banori i “Big Brother VIP Albania 2”, duke u kthyer më pas te përvoja e tij në atë ekran. Sipas tij, ai e bëri show-n “me shpirt, me pastërti”, me dëshirën për të argëtuar publikun, por “nuk u vlerësova sa duhej”.

“U hodha në rrugë si një limon i shtrydhur”

Pjesa më e fortë e reagimit lidhet me largimin e tij nga spektakli, të cilin e quan të padrejtë. “U nxora nga loja në mënyrën më të ulët dhe u hodha në rrugë si një ‘limon i shtrydhur’! Pësova dëme të parregullueshme, të cilat rëndojnë edhe sot mbi shpinën time”, shkruan ai, duke shtuar se përfundoi nëpër gjyqe dhe se askush nuk u interesua për të, as miqtë më të ngushtë.

Maestro thotë se sot e sheh jetën ndryshe dhe se për të “ka rëndësi RESPEKTI PËR VETEN”. Ai shton se edhe situata në vend ndikon në vendimin e tij: “Sot, në gjendjen ku ndodhet Shqipëria, mua s’më qesh buza për të bërë show.”

Reagimi ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tij me Luiz Ejllin, me të cilin pati miqësi, por edhe përplasje në “Big Brother VIP”. Megjithatë, Maestro nuk ka konfirmuar se ftesa erdhi nga emisioni i Luizit, ndaj mbetet e paqartë nëse deklarata lidhet me këtë program apo me një tjetër projekt televiziv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments