HomeLajmeLuizi I Kërkoi Falje Publike, Por Beatrix Ramosaj I Ishte Përgjigjur Që...

Luizi I Kërkoi Falje Publike, Por Beatrix Ramosaj I Ishte Përgjigjur Që Tre Vite Më Parë

Luiz Ejlli i ka kërkuar publikisht falje Beatrix Ramosajt në puntatën e fundit të emisionit “Live me Luizin”, për një batutë që kishte bërë ndaj saj në të kaluarën. Por pas kësaj, në qendër të vëmendjes është rikthyer një reagim i vjetër i këngëtares, që daton në janar të vitit 2023.

Në atë kohë Luizi ishte banor i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”. Në një bisedë me Bjordi Mezinin, ai kishte ironizuar disa ish-banorë të edicionit të parë, mes tyre edhe Beatrixën: “Femrën ideale, a e di si e doja? E doja inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, të sinqertë si Monika dhe të drejtpërdrejtë si Arjola.”

Përgjigjia ironike e Beatrixës

Beatrixa nuk e kishte lënë pa përgjigje. Ajo publikoi në Instagram videon e momentit, shoqëruar me një mesazh plot ironi: “Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Dhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ty”, duke shtuar hashtagun “#MELUIZIN”. Meqë Luizi ishte i izoluar brenda shtëpisë, mbetet e paqartë nëse ai e ka parë ndonjëherë këtë reagim.

Falja e re erdhi në emisionin e së premtes, ku e ftuar ishte Albërie Hadërgjonaj, tezja e Beatrixës. Moderatori tentoi ta telefononte këngëtaren, por ajo nuk u përgjigj. Më pas, në një bisedë telefonike me nënën e saj, Antigona Ramosaj, Luizi kujtoi batutën dhe tha: “Nëse është mërzitur, sinqerisht i kërkoj falje.”

Ai i kërkoi Antigonës t’i përcillte Beatrixës edhe një përqafim nga ai dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito. Deri tani, Beatrix Ramosaj nuk ka dhënë asnjë reagim të ri publik ndaj faljes së Luizit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments