HomeLajmeSulmi ndaj Bledi Manes, gazetari publikon deklaratën e fortë:

Sulmi ndaj Bledi Manes, gazetari publikon deklaratën e fortë:

Gazetari Bledi Mane ka reaguar publikisht pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë, ku, sipas deklaratës së tij, u përball me një grup protestuesish.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Mane pretendon se rreth 30 persona e kanë ndjekur dhe se fillimisht është goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës.

“U detyrova të ndaloj e t’i pyes ‘çfarë kishin me mua personalisht’, por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike”, shkruan gazetari.

Mane shprehet se nuk është larguar dhe se është përballur me turmën, ndërsa pretendon se mes protestuesve kishte edhe të mitur.

Në pjesën e dytë të deklaratës, gazetari e cilëson ngjarjen si një rast të rëndë për lirinë e medias dhe falënderon kolegët, organizatat e gazetarëve, policinë dhe trupin diplomatik që, sipas tij, i kanë qëndruar pranë.

“U jap kurajo gjithë gazetarëve e u them të vazhdojnë punën e tyre… të mos tremben në punën e tyre nga asnjë individ apo turmë”, përfundon Mane.

Bledi Mane e ka firmosur deklaratën më 6 tetor 2026, në Tiranë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments