Hetimet për publikimin e videove intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila kanë hyrë në një fazë të re, ndërsa policia ka marrë në pyetje edhe këngëtarin Genti Hoxha, i cili shfaqet në një prej materialeve të publikuara në rrjet.
Hoxha është kontaktuar nga hetuesit dhe, gjatë dëshmisë së tij, ka deklaruar se marrëdhënia me Adrian Hilën ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi ai kishte mbushur moshën madhore.
Në kuadër të të njëjtit hetim, këngëtarja nga Kosova, Blerina Matraku, ka depozituar një denoncim në polici, duke identifikuar me emër personin që dyshon se qëndron pas shpërndarjes së videove.
Matraku ka përjashtuar Adrian Hilën nga autorësia e rrjedhjes së materialeve, ndërsa në reagimet e saj publike ka deklaruar se përgjegjësia ligjore duhet të bjerë mbi personin që ka regjistruar dhe shpërndarë pa leje pamjet intime.
Ajo ka mohuar gjithashtu pretendimet se ka kërcënuar persona të përfshirë në këtë çështje.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të identifikuar personin ose personat që kanë regjistruar dhe publikuar pa autorizim materialet intime.
Hetuesit po verifikojnë dëshmitë e personave të shfaqur në videot e publikuara, si dhe rrethanat në të cilat materialet kanë përfunduar ne rrjet
