Egli thumbon Gjestin për lidhjen me Djellzën: “Ia kthejmë bashkë të mirat!”

by orgest · April 27, 2025

Në “Post Big Brother VIP”, Egli Tako nuk i kurseu ironitë ndaj Gjestit lidhur me qëndrimin e tij ndaj ish-partneres, Djellzës.

Teksa Gjesti shprehu mirënjohje për Djellzën, Egli vuri në dukje kundërshtitë në sjelljen e tij, duke thënë:

“Nuk kuptoj si mund t’i flasësh dikujt nga kamerat ‘Më prit jashtë’, ndërkohë që je brenda Big Brother-it.”

Ajo solli në kujtesë edhe një moment pas dasmës simbolike në shtëpi, ku Gjesti në një video i shprehte dashurinë Djellzës, duke thënë: “Të dua me gjithë trupin tim. Më prit se po vij.”

Kur Gjesti shtoi se do t’ia kthente të gjitha të mirat që Djellza kishte bërë për të, Egli reagoi me një thumb të hollë: “Ia kthejmë bashkë, s’ka problem!”

You may also like