HomeLajmeU tall me protestat në “Portokalli” dhe nxiti reagime negative, reagon publikisht...

U tall me protestat në “Portokalli” dhe nxiti reagime negative, reagon publikisht Agron Llakaj

Pas kritikave në rrjet për një nga rolet e tij në “Portokalli”, aktori Agron Llakaj ka dalë me një sqarim publik. Në skeçin në fjalë u satirizuan disa nga personazhet që morën pjesë në protestën e qytetarëve kundër klasës politike, gjë që shkaktoi reagime negative.

Çfarë thotë Llakaj për skeçin

Në një prononcim për Top Channel, Llakaj tha se humori nuk synonte të tallte protestën apo mesazhin e saj, por disa situata dhe personazhe që u bënë virale në rrjet.

“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në ‘Portokalli’ janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Dhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër”, deklaroi ai.

“Nuk fyejmë askënd”

Aktori i hodhi poshtë komentet se përmes humorit u fye protesta dhe njerëzit që morën pjesë në të. “Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë askënd, jo më protestën dhe atë që përfaqëson ajo. Ne jemi artistë të humorit, prodhojmë humor duke përcjellë mesazhe”, tha Llakaj.

Ai theksoi se satira e “Portokallit” nuk ka shënjestruar kurrë vetëm një palë. Prej vitesh, sipas tij, emisioni ka në fokus zhvillimet politike dhe sociale në vend. “Ne kemi marrë jetën tonë, Shqipërinë tonë, fenomenet politike e sociale dhe i kemi pasqyruar sipas këndvështrimit tonë. Aty ka qëndrim ndaj mazhorancës, Edi Ramës, opozitës, Sali Berishës”, shtoi ai.

Mesazhi për kritikët

Në fund, Llakaj u kërkoi atyre që e kritikuan numrin ta shohin atë në kontekstin e humorit dhe të satirës. “Qeshni, merreni jetën më me sportivitet. Ne nuk jemi një zë kundër rrymës”, përfundoi aktori.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments