HomeLajmeSPAK mbyll përkohësisht dosjen e Haklajve, reagon Ajshe Haklaj: Jemi shumë të...

SPAK mbyll përkohësisht dosjen e Haklajve, reagon Ajshe Haklaj: Jemi shumë të zhgënjyer

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin që Ajshe dhe Muharrem Haklaj kishin bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, në lidhje me vrasjet e katër vëllezërve Haklaj. Pas vendimit, Ajshe Haklaj ka reaguar në emisionin “Studio Live”, ku ka shprehur zhgënjimin e familjes ndaj SPAK-ut.

Pretendimet e Haklajt

Haklaj pretendon se Prokuroria e Posaçme nuk i ka çuar përpara hetimet për përgjegjësitë që ajo i atribuon Berishës për vrasjet e familjarëve të saj. Sipas saj, shtatë anëtarë të familjes janë vrarë, ndërsa edhe shtatë persona të tjerë të afërt me familjen kanë humbur jetën. Ajo pretendoi gjithashtu se ndër vite janë dëmtuar banesat dhe varret e familjes.

Në deklaratat e saj, Haklaj u ndal edhe te ngjarje të tjera, si 21 Janari dhe tragjedia e Otrantos, të cilat ajo i cilësoi krime politike që, sipas saj, duhet të hetohen.

“Jemi shumë të zhgënjyer”

“Ne prisnim shumë nga SPAK dhe menduam se kjo drejtësi do të vendoste drejtësi për krimet e rënda politike. Jemi shumë të zhgënjyer nga SPAK, i cili nuk pati as guximin për të hetuar vrasjet ndaj pjesëtarëve të familjes sonë, por mendojmë se nuk kanë pasur as dëshirën”, tha ajo.

Beteja ligjore vazhdon

Haklaj bëri të qartë se familja nuk do të heqë dorë. Përmes avokatit të saj, Idajet Beqiri, ajo do të vazhdojë përpjekjet për ta çuar çështjen përpara në strukturat e drejtësisë.

“Ne nuk do ta pushojmë betejën tonë juridike dhe shpresojmë që njëra prej strukturave të drejtësisë shqiptare të guxojë t’i çojë hetimet më tej”, deklaroi Ajshe Haklaj.

Vendimi i SPAK-ut për pezullimin e kallëzimit nuk e mbyll kështu debatin rreth kësaj çështjeje, ndërsa familja Haklaj paralajmëron hapa të tjerë ligjorë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments