HomeLajmeSelin Flet Për Videot Intime: Nuk Janë Adoleshente Ta Quajnë Gabim

Selin Flet Për Videot Intime: Nuk Janë Adoleshente Ta Quajnë Gabim

Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur ka hapur një debat të nxehtë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Selin Bollati dhe Orinda Huta shprehën qëndrime të ndryshme.

Selin solli në vëmendje rastin e Beatriks Ramosajt në “Big Brother VIP”, e cila u kritikua ashpër për historinë e saj të dashurisë brenda shtëpisë. Sipas Selinit, shoqëria shqiptare përdor shpesh standarde të ndryshme dhe nuk i trajton njësoj të gjitha situatat. “Jemi shoqëri hipokrite”, tha ajo.

Orinda e kundërshtoi këtë paralelizim. Ajo tha se fakti që Beatriks u kritikua në atë kohë nuk do të thotë se e njëjta sjellje duhet të përsëritet edhe ndaj grave që janë shfaqur në video. “Pse duhet të gabojmë me këto gra?”, u shpreh ajo.

Selin e nisi përgjigjen duke thënë se duhet të mbahen parimet e kulturës sonë, ndërsa Orinda u përgjigj se jeta nuk është një vijë e drejtë. Selin shtoi se nuk mund të bëhemi mendjehapur deri në ekstrem.

Debati u zhvendos te përgjegjësia e personave të përfshirë në marrëdhënie, ndërsa u përmend edhe rasti i kompozitorit Adi Hila. Selin tha se nuk po kërkon që ato të kryqëzohen, por që përgjegjësia të ndahet, pasi sipas saj ato janë pala e tretë në një marrëdhënie dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ajo shtoi se, sipas informacioneve që ka, bashkëshortja e Hilës i qëndron shumë pranë në këto momente dhe se kishte qenë një familje e mirë, jo e ndarë. Orinda replikoi se nuk mund të dihet çfarë ndodh brenda një familjeje dhe se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar ndryshe.

“E kam dëgjuar shumë se është gabim, por nuk janë në moshën e adoleshencës ta quajnë gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç”, tha Selin në fund të debatit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments