HomeLajme“Qenke Gangster Ti, K*rvë Mashkull”: Gazetari Kërcënohet Pas Denoncimeve Për Ballukun, Policia...

“Qenke Gangster Ti, K*rvë Mashkull”: Gazetari Kërcënohet Pas Denoncimeve Për Ballukun, Policia Merr Në Pyetje Vëllain E Igli Tares

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj Agron Tares, 51 vjeç, vëllait të Igli Tares, pas kallëzimit të gazetarit Almer Toska. Gazetari pretendon se u kërcënua dhe u fye pak pasi kishte folur në emisionin e News24 për vjedhjet që i atribuohen Belinda Ballukut.

Sipas kallëzimit, Toska, 37 vjeç, sapo kishte dalë nga studio televizive, ku ishte shprehur për Igli Taren dhe vëllain e tij, kur mori një telefonatë nga Agron Tare. Gazetari thotë se më pas i erdhën edhe mesazhe me përmbajtje fyese, në të cilat i kërkohej që të takoheshin.

Toska ka bërë publike vetë disa nga mesazhet që pretendon se i janë dërguar. Në to, personi që ai identifikon si Agron Tare i drejtohet me fjalët: “je gangster ti, k*rvë mashkull! Ku je se ta tregoj unë ty”. Në mesazhe të tjera, i njëjti numër e fton gazetarin në një takim.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 e shoqëruan Agron Taren në ambientet e policisë. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se e kishte kontaktuar gazetarin vetëm për t’i kërkuar sqarime mbi deklaratat që ky kishte bërë në televizion.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vendosë për veprimet e mëtejshme në këtë çështje.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës theksoi se është e angazhuar për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe të çdo qytetari, si dhe për trajtimin e paanshëm dhe në përputhje me ligjin të çdo kallëzimi që vjen prej tyre. Rasti ka ngjallur reagime në mjediset mediatike, ku kërcënimet ndaj gazetarëve për shkak të punës së tyre mbeten një shqetësim i vazhdueshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments