HomeLajmeNdjeva Shumë Keqardhje, Florjan Binaj I Përgjigjet Irgen Çelës Pas Skeçit Të...

Ndjeva Shumë Keqardhje, Florjan Binaj I Përgjigjet Irgen Çelës Pas Skeçit Të Portokallisë Me Protestën

Florjan Binaj ka reaguar ndaj skeçit të fundit të “Portokallisë” me protestën, duke thënë se ndjeu shumë keqardhje për aktrimin e ditës së djeshme. Fillimi i sezonit të ri të emisionit humoristik ka ngjallur debat të madh në rrjet, ku shumë njerëz dyshojnë se skeçi ironizoi protestën qytetare që zhvillohet në Tiranë prej më shumë se katër muajsh.

Keqkuptime të shumta kanë lindur mes përdoruesve, dhe nuk kanë munguar kritikat ndaj aktorëve që morën pjesë në parodinë me protestues, pankarta dhe batuta.

Aktori Irgen Çela ka reaguar paraditen e sotme përmes një video-mesazhi. Ai ka theksuar se qëllimi i pjesës së djeshme ishte ironizimi i personave që e shfrytëzojnë protestën për vëmendje ose për interesa personale. “Pjesa e djeshme në Portokalli ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e followers në Instagram, jo për ata që kërkojnë shërbime më të mira!”, u shpreh Çela.

Edhe pse u përpoq të sqarojë se aktrimi nuk synonte të nënvlerësonte protestën apo të talleshin me organizimin e qytetarëve, Çela është përballur me goxha kritika në rrjet. Më e dukshmja ishte ajo e Florjan Binajt.

Binaj, dikur partneri i tij në skenë dhe pjesë e dyshes së famshme të policëve me humorin e të cilëve është rritur secili prej shikuesve, njihet për mbështetjen që i ka dhënë protestës qytetare. Ai ka shprehur keqardhje për aktrimin e djeshëm. “Do duhej të ishte ashtu siç the vllai im, por ishte tërësisht e kundërta. Ndjeva shumë keqardhje”, shkroi Binaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments