HomeLajme“Na u zhdukën lekët nga llogaria!”/ Banka Raiffeisen zbulon çfarë ndodhi...

“Na u zhdukën lekët nga llogaria!”/ Banka Raiffeisen zbulon çfarë ndodhi me paratë

Një situatë e pazakontë ka shkaktuar shqetësim te disa klientë të Raiffeisen Bank, të cilët kanë konstatuar ndryshime të përkohshme në balancat e llogarive të tyre.

Pas ankesave të klientëve se shumat në llogaritë e tyre dukej sikur ishin ulur, banka ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, duke sqaruar situatën.

Sipas Raiffeisen, ndryshimet kanë qenë të lidhura me disa transaksione të kryera me karta dhe balancat tashmë janë rikthyer duke pasqyruar gjendjen e saktë.

Banka thekson gjithashtu se nuk është identifikuar ndonjë akses i paautorizuar në sistemet e saj, nuk ka pasur komprometim të të dhënave të klientëve dhe nuk është konstatuar ndonjë incident i sigurisë kibernetike.

Raiffeisen ka kërkuar ndjesë për shqetësimin e krijuar, duke falënderuar klientët për mirëkuptimin dhe besimin e tyre.

Pra, paratë nuk rezultojnë të jenë vjedhur, por bëhej fjalë për një problem të përkohshëm në pasqyrimin e disa transaksioneve në llogari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments