HomeLajmeU shfaq në videot int*ime me Adrian Hilën, reagon Monika Lubonja! Aktorja...

U shfaq në videot int*ime me Adrian Hilën, reagon Monika Lubonja! Aktorja padit kompozitorin: I besova një të pabesi, do e ndjek ligjërisht

Aktorja Monika Lubonja ka dalë publikisht pas shpërndarjes së materialeve int*ime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila. Përveç reagimit, ajo ka depozituar edhe një kallëzim penal ndaj tij, të adresuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Dy akuza në kallëzim

Në dokumentin e paraqitur, Lubonja kërkon ndjekjen ligjore të çështjes dhe e mban përgjegjës Hilën për dy vepra penale: “Fyerjen” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.

Ajo thekson se nuk ka ditur që po filmohej dhe se nuk ka dhënë kurrë pëlqim për regjistrimin e saj, e as për shpërndarjen, shitjen apo publikimin e këtyre pamjeve. Prandaj kërkon që publikimi dhe shpërndarja e tyre të ndalen.

“I besova një të pabesi”

Në mesazhin e saj, aktorja thotë se i besoi një personi me të cilin ndau disa vite të jetës dhe se nuk turpërohet për dashurinë që i dha. Sipas saj, kompozitori e preu në besë. “Kam dashur dikë dhe kam besuar. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan ajo.

Lubonja u drejtohet edhe mediave, të cilave u kërkon të respektojnë privatësinë e saj, si dhe publikut. “Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”, shkruan aktorja.

Rruga ligjore

Ajo e mbyll reagimin me një premtim të qartë: “I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time. Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.”

Aktorja shton se i kërkon Zotit forcë që kjo plagë të mos ia mbushë zemrën me urrejtje dhe se pret që drejtësia të bëjë punën e saj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments