Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e natës së parë të “Live me Luizin”
Pak çaste para premierës së emisionit “Live me Luizin”, këngëtari dhe moderatori Luiz Ejlli ka zbuluar emrat e personazheve që do të jenë pjesë e mbrëmjes së parë.
Në mesin e të ftuarve të kësaj premiere do të jenë Alketa Vejsiu, Gjergj Leka, Eli Fara, Manjola Nallbani dhe Sinan Vllasaliu, të cilët do t’i bashkohen Luizit në nisjen e këtij spektakli të ri televiziv.
Emisioni pritet të sjellë një format argëtues, me muzikë, humor, intervista dhe surpriza, duke synuar të mbledhë para ekranit familjet shqiptare çdo të premte në mbrëmje, në orën 21:00.
Gjatë prezantimit të formatit, Ejlli ka theksuar se emisioni do të jetë i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat, ku secili do të gjejë diçka që i përshtatet interesave të tij.
“Ky do të jetë një emision që e shohin të gjithë, që nga fëmijët deri te mosha e tretë. Të gjithë do e gjejnë veten, dikush te humori, dikush te tema, dikush te personazhi”, është shprehur moderatori.
“Live me Luizin” vjen si një spektakël që ndërthur intervistat me personazhe të njohur, muzikën live, humorin dhe lojërat, duke premtuar një mbrëmje plot ritëm dhe momente surprizë për publikun.
