Kryeministri Edi Rama raportohet se ka ndërprerë intervistën me gazetarin amerikan Andrew Callaghan, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të një materiali televiziv për vendin.
Sipas informacionit të publikuar nga Channel 5, një fragment i intervistës është bërë publik, ndërsa versioni i plotë pritet të transmetohet javën e ardhshme.
Në fokus të bisedës kanë qenë çështje të nxehta që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, si edhe marrëdhëniet e biznesit që lidhen me Jared Kushner dhe projektet e tij në Shqipëri.
Raportohet se gazetari i ka drejtuar Ramës pyetje të drejtpërdrejta për këto tema. Pas përballjes me pyetjet, kryeministri është larguar përpara përfundimit të intervistës.
Detajet e plota të përplasjes pritet të bëhen publike me transmetimin e intervistës së plotë nga Channel 5 javën e ardhshme.
