Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer për herë të parë versionin e saj pas skandalit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo deklaroi se nuk i ka asnjë borxh kompozitorit dhe se për albumin e saj ka paguar 10 mijë euro.
Matraku tregoi se bashkëpunimi mes tyre nisi në vitin 2007. Sipas saj, e kishte kërkuar Hilën për disa muaj me radhë, pasi e vlerësonte për profesionalizmin, seriozitetin dhe emrin që kishte në muzikë. Bashkëpunimi i tyre zgjati rreth katër vite.
Këngëtarja shpjegoi se shumën për albumin e kishte grumbulluar me shumë mund. Paratë i kishte fituar duke kënduar në evente dhe dasma, si dhe nga puna si stjuardesë që bënte në atë periudhë. Ajo shtoi se për t’i mbledhur e kishin ndihmuar edhe miqtë, sepse për të ishte një shumë e madhe. “Nuk i kam absolutisht asnjë lloj borxhi ndaj këngëve të mia dhe as nuk më ka”, theksoi ajo, duke shtuar se plani ishte që me këto këngë të merrnin pjesë në konkurse të ndryshme.
“Gjërat nuk janë ashtu siç duken”
Në rrëfimin e saj, Matraku foli edhe për gjendjen emocionale në të cilën ndodhet pas përhapjes së videove. Ajo e përshkroi veten si “një person i vdekur që po frymon, e kryqëzuar”, duke thënë se nuk e ka merituar të arrijë deri në këtë pikë.
Këngëtarja deklaroi se ka dalë publikisht për të treguar të vërtetën e saj dhe për të mbajtur pjesën e përgjegjësisë që i takon. Sipas saj, njerëzit duhet të kuptojnë se ajo nuk është aq fajtore sa është paraqitur. “Ne të gjithë bëjmë gabime”, tha ajo, duke shtuar se i vjen e vështirë të flasë për jetën personale me kompozitorin, me të cilin ka punuar për vite të tëra.
