Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës, ku një protestues është afruar pranë makinës së kryeministrit Edi Rama dhe ka hedhur vezë në drejtim të automjetit.
Pas veprimit, situata është tensionuar për pak çaste, teksa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të protestuesit, i cili është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Momenti është filmuar nga të pranishmit dhe po qarkullon në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje të madhe.
Ndiqni videon për momentin e plotë.
