HomeLajmeDetaje të reja zbulohen për Adi Hilën, ja çfarë bëri ai pasi...

Detaje të reja zbulohen për Adi Hilën, ja çfarë bëri ai pasi mësoi për publikimin e videove

Hetimi për publikimin e videove int*ime të kompozitorit Adrian Hila ka hyrë në një fazë të re. Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për dosjen dhe çështja i është besuar prokurorit Julian Xhengo.

Dy kallëzime në polici

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, deri tani në polici janë depozituar dy kallëzime për materialet e publikuara. Hila ka kallëzuar se ka qenë viktimë e një ndërhyrjeje kompjuterike, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e tyre, hetimi përfshin vepra penale si hyrja e paautorizuar kompjuterike, përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimi i pajisjeve kompjuterike.

Hard-disku i shkatërruar

Një element i ri lidhet me një hard-disk që mund të ishte i rëndësishëm për hetimin. Sipas Hoxhës, policia u përpoq ta kontrollonte, por pas sekuestrimit doli se pajisja ishte e dëmtuar.

Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun. Ai ka shpjeguar se nuk e dinte nga kishte ardhur ndërhyrja dhe kishte frikë se persona të tjerë mund të hynin sërish në distancë për të marrë të dhëna.

Pikërisht pas këtij veprimi, sipas informacioneve të Hoxhës, Prokuroria ka shtuar në hetim edhe veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hapat e radhës

Një ditë më parë, aktorja Monika Lubonja bëri të ditur publikisht se kishte ngritur kallëzim penal ndaj Hilës. Pas caktimit të prokurorit Xhengo, Prokuroria e Tiranës pritet të dokumentojë procedurën dhe t’ia delegojë policisë detyrat e mëtejshme, për të zbardhur plotësisht se si u siguruan materialet private dhe si përfunduan në rrjet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments