LAJMI I FUNDIT/ Thellohen akuzat ndaj Erion Veliajt, SPAK i jep një tjetër “goditje”…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një tjetër pronë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Pasuritë e sekuestruara janë të regjistruara në emër të subjektit tregtar A.K., por sipas Prokurorisë se Posaçme ka dyshime se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore mbi këto pasuri që ndodhen te rezidenca Kodra e Diellit.

Po ashtu, SPAK i ka shtuar edhe një vepër tjetër penale, atë të “fshehjes së pasurisë”. Gjashtë akuza të tjera janë ngritur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe bashëshkortes së tij Ajola Xoxës.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, shkruan SPAK.