HomeLajmeEli Fara thyen heshtjen pas videove intime: Zbulon çfarë po përjeton dhe...

Eli Fara thyen heshtjen pas videove intime: Zbulon çfarë po përjeton dhe bën deklaratën e fortë!

Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas shpërndarjes së materialeve intime që kanë qarkulluar ditët e fundit, duke folur hapur për dhimbjen, cenimin e privatësisë dhe reagimet me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj.

Në një deklaratë të gjatë, këngëtarja shprehet se kjo situatë ka qenë një përjetim i rëndë emocionalisht, ndërsa thekson se përgjegjësia nuk duhet t’i ngarkohet personit të cilit i është cenuar privatësia.

“Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time”, shkruan Fara.

Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si trajtohen gratë kur bëhen publike materiale nga jeta e tyre private.

“U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen”, shprehet këngëtarja.

Fara thekson se, pavarësisht dhimbjes që i ka shkaktuar situata, nuk ndihet e turpëruar për jetën e saj private.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, deklaron ajo.

Këngëtarja thekson se të qenit figurë publike nuk i heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Ajo bën të ditur gjithashtu se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë dhe u kërkon njerëzve të ndalojnë shpërndarjen e materialeve.

“Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes”, shkruan ajo.

Në fund të reagimit, Eli Fara falënderon familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve.

Ajo njofton gjithashtu se do të tërhiqet përkohësisht, duke marrë kohën që i nevojitet për ta përballuar situatën.

“Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart”, përfundon deklaratën e saj këngëtarja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments