HomeLajme8 Vjet në Rrugë, 60-vjeçari Kërkon Ndihmë: Nuk Kam Ku të Shkoj

8 Vjet në Rrugë, 60-vjeçari Kërkon Ndihmë: Nuk Kam Ku të Shkoj

Pa një çati mbi kokë dhe pa kontakt me familjen, 60-vjeçari Bashkim Uka endet prej 8 vitesh rrugëve të Kamzës. Ai kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore, që rasti i tij të trajtohet me përparësi dhe të gjendet një zgjidhje për strehimin dhe jetesën e tij.

Rrugicat e Kamzës janë kthyer në strehën e vetme për të. Pa një shtëpi, pa mbështetjen e familjes dhe pa një të ardhur të qëndrueshme, ai kalon çdo ditë nëpër rrugë, duke kërkuar ndihmë për të siguruar ushqimin dhe nevojat më bazë.

Bashkimi tregon se është dënuar për dhunë psikologjike dhe se, pasi e ka përfunduar dënimin, nuk ka pasur më kontakt me familjen. Që nga ajo kohë, sipas tij, jeta ka qenë një betejë e përditshme për mbijetesë.

Ai ushqehet me atë që i japin njerëzit. Ndonjëherë është një vakt, ndonjëherë një ndihmë e vogël financiare. Për të, çdo ndihmë është një mundësi për të kaluar edhe një ditë tjetër.

Bashkimi u bën thirrje institucioneve ta marrin në konsideratë rastin e tij dhe ta trajtojnë me përparësi, duke i siguruar strehim dhe mbështetjen sociale që i nevojitet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments