HomeLajmeRrjeti po zien: Drini Zeqo në një romancë me moderatoren e Top...

Rrjeti po zien: Drini Zeqo në një romancë me moderatoren e Top Channel, Heidi Bacin?

Drini Zeqo dhe Heidi Baci janë bërë tema e ditës në rrjetet sociale, pas zërave për një romancë të mundshme mes tyre. Dy personazhet e njohur televizivë po përfliten për një raport që, sipas ndjekësve, mund të shkojë përtej bashkëpunimit në ekran.

Thashethemet kanë nisur nga komentet e disa përdoruesve në rrjet, të cilët pretendojnë se i kanë parë të dy në momente romantike në disa ambiente të Tiranës. Këto pretendime kanë shtuar dyshimet për një lidhje mes tyre, por deri më tani as Drini dhe as Heidi nuk kanë bërë asnjë koment publik dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Bashkë në “Për’puthen”

Drini dhe Heidi punojnë aktualisht së bashku në programin “Për’puthen” të Top Channel, i vetmi format dashurie në vend, i cili këtë vit u rikthye me edicionin e tij të 7-të nën sloganin “Kapitull i ri”. Në këtë sezon, Heidi Baci ka rolin e moderatores, ndërsa Drini Zeqo është një nga opinionistët, krahas Erjola Doçit.

Për Drinin, ky program shënon edhe një rikthim të veçantë, pasi ai u kthye në ekranin e Top Channel pas plot 22 vitesh. Autor i programit është gazetari Ronaldo Sharka.

Bashkëpunimi i tyre në ekran ka bërë që vëmendja të zhvendoset edhe te raporti që kanë jashtë kamerave. Një fotografi e tyre së bashku nga studioja e programit po qarkullon gjerësisht në rrjet dhe po shoqëron diskutimet për romancën e përfolur.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të reagojë ndaj zërave apo do të zgjedhë të heshtë, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të kërkojnë shenja në çdo postim dhe paraqitje të tyre të përbashkët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments