HomeBlogProtesta e studentëve përshkallëzohet, vjen reagimi i fortë nga Bashkimi Europian

Protesta e studentëve përshkallëzohet, vjen reagimi i fortë nga Bashkimi Europian

Protesta e studentëve në Tiranë, e cila u shoqërua me përshkallëzim të tensioneve dhe dëmtime të pronës publike dhe private, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Përmes një deklarate zyrtare, Delegacioni i BE-së ka dënuar me forcë aktet e dhunës, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo veprim të dhunshëm.

Në reagim theksohet se e drejta për protestë dhe shprehje paqësore duhet të respektohet, ndërsa dialogu mbetet rruga e duhur për adresimin e shqetësimeve.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments