Një foto e publikuar nga gazetari Elton Tozaj në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, duke ngritur pikëpyetje mbi një ngjarje të raportuar pranë Lanës në Tiranë.
Në imazhin e shpërndarë prej tij, shfaqet një person i mbuluar me një çarçaf të bardhë, i shtrirë në një hapësirë të gjelbër buzë lumit. Gazetari e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: “Urgjente! Një trup i pajetë buzë Lanës!”
Publikimi vjen në një moment kur vëmendja publike është përqendruar edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë. Megjithatë, nuk ka ende informacion të konfirmuar që ta lidhë këtë ngjarje me protestën.
Rrethanat e ngjarjes, identiteti i personit dhe shkaku i asaj që paraqitet në foto mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

A ka lidhje me protestën apo bëhet fjalë për një ngjarje tjetër? Priten informacione të mëtejshme për të sqaruar situatën.
