Pas ditëve të tensionuara, me hedhje gurësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit ndaj protestuesve, situata para Ministrisë së Arsimit duket se ka marrë një kthesë të papritur.
Pamjet e publikuara nga Top Channel Albania tregojnë një moment afrimi mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke sjellë një panoramë ndryshe nga përplasjet e mëparshme.
Momenti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ndërsa protesta studentore vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike.
A është ky një sinjal për uljen e tensioneve mes studentëve dhe policisë?
