Një deklaratë e fortë nga një qytetar nga Kukësi po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale. Admir Fadil Popa, i cili prezantohet me emër dhe mbiemër gjatë intervistës me gazetaren Klodiana Lala, shprehet se është i gatshëm të përballet edhe me rrezikun gjatë protestës.
“Jam gati të bie dëshmor këtu, se ku i dihet, mund të ha ndonjë plumb në kokë”, shprehet ai, duke e përsëritur disa herë deklaratën e tij.
Por përtej fjalëve të forta, qytetari nga Kukësi i drejton edhe një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke ngritur shqetësimin për mundësitë e arsimimit të të rinjve në Shqipëri.
Ai përmend rastin e motrës së tij, për të cilën thotë se është dërguar në Amerikë për të studiuar, me një kosto prej 20 mijë dollarësh, dhe pyet pse ajo nuk mund të studiojë në vendin e saj.
“Pse mos ta lë këtu të studiojë, o kryeministër? Përgjigju!” – është mesazhi i drejtpërdrejtë që ai i përcjell kreut të qeverisë.
Fjalët e Admir Fadil Popës ngrenë pikëpyetje mbi kostot e arsimit, mundësitë që ofron Shqipëria për të rinjtë dhe arsyet që i shtyjnë disa familje të kërkojnë arsimim jashtë vendit.
