HomeLajme“Luftë” në protestën e studentëve, pas 24 orësh BE ndryshon qëndrim: Dhuna...

“Luftë” në protestën e studentëve, pas 24 orësh BE ndryshon qëndrim: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar me forcë dhunën gjatë protestës së studentëve në Tiranë dhe u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje. Reagimi vjen vetëm një ditë pasi BE kishte vënë theksin te sjellja e Policisë së Shtetit.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në deklaratën e Delegacionit.

BE thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore europiane, por që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Sipas Delegacionit, dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë për të adresuar shqetësimet legjitime.

Një ditë më parë, apel ndaj policisë

Në reagimin e një dite më parë, Delegacioni i BE kishte shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestës dhe u kishte kërkuar të gjitha palëve të ulnin tensionet. Në atë deklaratë, BE tha se ishte në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar që veprimet e policisë të ishin proporcionale dhe që rastet e raportuara të hetoheshin me përparësi.

Qëndrimi i ri është dukshëm më i ashpër ndaj dhunës dhe u kërkon studentëve të distancohen prej saj.

Protesta studentore ka hyrë në ditën e tretë dhe është shndërruar në një revoltë të fortë të të rinjve ndaj institucioneve shtetërore. Gjatë tubimeve janë sulmuar edhe disa institucione private, ndërsa janë dëmtuar parqe dhe hapësira publike në zona të ndryshme të Tiranës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments