Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, punonjës të një banke janë parë duke nxjerrë dosjet nga ambientet e institucionit, në një moment kur protestuesit po dëmtojnë banka dhe prona.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit me dosje në duar, teksa përpiqen të largojnë dokumentacionin nga ambientet e bankës për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme.
Situata vjen në një klimë tensioni gjatë protestës, e cila është shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.
Priten më shumë detaje mbi situatën dhe pasojat e shkaktuara nga protestat.
