Memaliaj – Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, është pritur me duartrokitje dhe mesazhe mbështetjeje nga banorët, në një moment që vjen pas qëndrimit të tij kundër reformës territoriale të propozuar nga Edi Rama.
Malaj ka marrë vëmendje për kundërshtimin e kësaj reforme, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një moment pritjeje për të nga banorët e Memaliajt.
Në një mesazh kushtuar kryetarit, mbështetësit vlerësojnë qëndrimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, duke theksuar se interesi i komunitetit dhe e ardhmja e qytetit duhet të jenë në plan të parë.
“Memaliaj është shtëpia jonë, njerëzit e tij janë forca jonë dhe e ardhmja e tij është përgjegjësia jonë e përbashkët!” – thuhet në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Pamjet janë shoqëruar me reagime dhe mesazhe mbështetjeje për Albert Malajn.
VIDEO: Ja momenti kur kryetari pritet nga banorët e Memaliajt! 👏
