HomeLajme“Gjyshi yt ka to*turuar mijëra shqiptarë”, si reagon Valbona Hoxha kur e...

“Gjyshi yt ka to*turuar mijëra shqiptarë”, si reagon Valbona Hoxha kur e thërrasin “mbesa e diktatorit”

Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha, përballet shpesh me komente të ashpra nga ndjekësit shqiptarë në Instagram. Megjithatë, mënyra se si ajo u përgjigjet atyre që ia kujtojnë origjinën e familjes ka tërhequr vëmendjen: ajo thjesht nuk reagon.

Valbona është mjeke psikoterapiste dhe profili i saj në rrjetet sociale është i përqendruar kryesisht te shërbimet psikologjike që ofron. Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku publikon rregullisht postime që lidhen me punën e saj.

Që kur nisi të ndajë fotot e saj në profilin e punës, aktiviteti dhe numri i ndjekësve duket se janë rritur. Bashkë me to janë shtuar edhe komentet nga shqiptarët, shumë prej të cilëve i kujtojnë se është mbesa e Enver Hoxhës dhe shfryjnë në postimet e saj dhimbjen që u ka mbetur nga periudha e komunizmit.

Heshtje ndaj komenteve për gjyshin

“Gjyshi yt i ka duart e lara me gjakun e shqiptarëve”, shkruan një nga komentuesit. Mesazhe të ngjashme nuk mungojnë pothuajse në çdo postim të saj.

Reagimi i Valbonës ndaj tyre është heshtja, ose më saktë injorimi. Ajo nuk u kthen asnjëherë përgjigje komenteve që përmendin paraardhësit e saj. Kjo bie në sy, sepse me ndjekës të tjerë që i shkruajnë për tema të ndryshme ajo është mjaft e hapur dhe bashkëbisedon rregullisht.

Jo të gjithë komentuesit janë kundër saj. Një pjesë e ndjekësve e kanë mbrojtur, duke shkruar se nuk është as meritë e as faj i saj që është mbesa e diktatorit dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e gjyshit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments