HomeLajmeU Bë E Njohur Si Gruaja Më E Vjetër Në Botë, Qeveria...

U Bë E Njohur Si Gruaja Më E Vjetër Në Botë, Qeveria I Jep Pension Të Posaçëm 117-Vjeçares Shqiptare

Qamile Metan Marra, shqiptarja 117-vjeçare që është bërë e njohur si një nga gratë më të moshuara në botë, do të marrë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që historia e saj tërhoqi brenda dhe jashtë vendit.

Marra ka lindur më 19 gusht 1909 dhe u bë e njohur për publikun pasi gazetari Blendi Fevziu bëri publike historinë e saj. Sipas të dhënave të publikuara, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë.

Historia e saj u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja. Një nga elementet që u komentua më shumë ishte mënyra e të ushqyerit. Nëna Qamile ka treguar se gjatë viteve në dietën e saj kanë qenë ushqime të thjeshta, si lakra, fasule dhe produkte bulmeti.

Ajo ka punuar rreth 35 vite në kooperativën bujqësore dhe deri tani përfitonte një pension prej rreth 7 mijë e 700 lekësh. Pas publikimit të historisë së saj, çështja mbërriti në Këshillin e Ministrave, i cili vendosi t’i akordojë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.

Sipas vendimit, Qamile Metan Marra do të përfitojë një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Megjithatë, shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera që parashikon ligji dhe me shtesën e re, nuk mund të kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Vendimi mbështetet te neni 100 i Kushtetutës dhe te ligji nr. 7703, i vitit 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, dhe merret me propozimin e Kryeministrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments