Klevi Metaj ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së studentëve në Tiranë, pas përplasjes me gjashtë efektivë policie që tentonin ta shoqëronin në komisariat. Videot kanë qarkulluar gjerësisht, ndërsa në rrjet ai është cilësuar si “heroi” i revoltës.
Sipas faqes “Lol Albania”, i riu është djali i gazetares Brikena Meta nga Gjirokastra. Faqja pretendon se ekspertë rrugorë i kanë kërkuar familjes 50 milionë lekë të vjetra ryshfet për ta nxjerrë të pafajshëm babain e tij në një çështje aksidenti.
Publikimi e lidh zemërimin e Klevit me këtë pretendim dhe thotë se familja e tij ka pasur historikisht bindje të majta, duke shtuar se “situata ka arritur aty ku nuk mban më”.

