HomeLajmeTre ditë protesta të dhunshme, Skënder Hita del para mediave: 71 policë...

Tre ditë protesta të dhunshme, Skënder Hita del para mediave: 71 policë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, doli të enjten para mediave pas tre ditë protestash të dhunshme në Tiranë. Ai njoftoi se deri tani janë plagosur 71 efektivë policie.

Gjatë ditëve të fundit, persona me maska kanë sulmuar dhe dëmtuar institucione shtetërore, banka dhe institucione financiare, si dhe biznese private në kryeqytet. Policët janë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov. Një natë para konferencës, Hita vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë që u dëmtuan gjatë përplasjeve.

“Asnjë student mes të arrestuarve të natës së parë”

Kryepolici dha detaje edhe për personat e arrestuar gjatë dy netëve të protestave. Sipas tij, mes të arrestuarve të natës së parë nuk kishte asnjë student, ndërsa natën e dytë vetëm disa prej tyre rezultuan studentë. Hita theksoi se shumë nga të rinjtë me maska që sulmuan policinë dhe pronën publike e private nuk janë studentë.

Ai deklaroi se këta të rinj janë rekrutuar nga organizatorët e protestës, të cilët i quajti “eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm”. Sipas Hitës, ka një përpjekje të organizuar për të përdorur persona të ndryshëm, përfshirë të rinj të maskuar, për të shkatërruar pronën dhe për të sulmuar forcat e rendit.

Drejtori i Policisë u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë që fëmijët dhe të rinjtë të përdoren për akte dhune. Ai kërkoi që familjet dhe institucionet arsimore të jenë vigjilente dhe të bashkëpunojnë për të parandaluar përfshirjen e të miturve në përplasje.

Protestat e dhunshme kanë ngjallur reagime edhe nga jashtë. Ambasada Britanike në Tiranë deklaroi se e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments