Hyrja e tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar, pasi dyshohet se ka ndodhur një aksident rrugor.
Deri tani nuk dihet numri i automjeteve që janë përfshirë në ngjarje dhe as gjendja shëndetësore e personave që mund të jenë lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa priten informacione të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.
Shoferët që udhëtojnë në këtë aks këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore. Lajmi do të përditësohet sapo të vijnë detaje të reja.
