“E vërteta që s’u pa në BBV” -Laerti ironizon Gjestin një analfabet…

by orgest · April 23, 2025

Aktori Laert Vasili, finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania 4”, ka folur pa filtra në emisionin “Shqipëria Live”, duke rrëfyer për herë të parë ndjesitë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Kështu e kisha parashikuar edhe finalen. Më thërrasin ‘Sagapo Laerti’, falë nënës sime – dhe kjo është bërë si një himn i dashurisë nga publiku,” u shpreh ai me emocion. Por pavarësisht mbështetjes, aktori nuk i fshehu plagët që i ka lënë kjo eksperiencë.

“Jam ndjerë i përdhosur, i përbaltur. Emri im është sulmuar në mënyrë të ulët dhe profesioni im është cënuar rëndë. Ofendimet që janë bërë ndaj meje mund të çojnë në ndjekje penale – këtë do ta vlerësojnë përfaqësuesit e mi ligjorë,” u shpreh Vasili, duke shtuar se “kurrë nuk do ta ribëja këtë eksperiencë.”

Për fituesin e këtij edicioni, Gjesti, Laerti pati edhe disa thumbime të forta:

“Ai e meritoi? Po, në mënyrën e vet. E çoi një vajzë në gjendje të rënduar, bëri zhurmë dhe nuk shkroi asnjë varg, edhe pse kishim për të bërë një këngë. Publiku kështu paska qejf – një analfabet funksional.”

Sa i përket Valbonës, ish-banorja me të cilën kishte një marrëdhënie të afërt, Laerti ishte i prerë:

“Nuk ka më asgjë mes nesh. S’e pranoi një darkë për sqarim, më ofendoi, e kam falur, por çdo njeri ka një limit. Në kishë fal Zoti, por unë nuk jam Perëndi.”

You may also like