Gerta Gixhari, një nga emrat më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, nuk arriti të kualifikohej në finalen e 19 prillit, por vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Gerta falënderoi fansat për mbështetjen e madhe, por nuk ngurroi të lëshojë edhe një thumb të fortë ndaj Rozana Radit — me të cilën pati përplasje të vazhdueshme gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ajo ndau disa sondazhe ku sipas rezultateve, renditej më lart se Rozana, dhe i shoqëroi me një koment pikant:
“Nëse shohim sondazhet, Rozana është e treta… por as në podium nuk duhej të ishte!”
Që nga largimi nga formati, Gerta është bërë gjithnjë e më aktive në rrjete sociale, ku vijon të komentojë me guxim prapaskenat e spektaklit dhe të fitojë gjithnjë e më shumë mbështetje nga publiku.