Deklarata që s’e priste askush! Ola befasoi nga tapeti i kuq i finales së BBV: “Jam e virgjër…”

by orgest · April 19, 2025

Të gjithë sytë janë drejt spektaklit më të madh të vitit – finales së “Big Brother VIP Albania 4”. Teksa numërojmë orët e fundit për të zbuluar se kush do të fitojë çmimin e madh, atmosfera është elektrizuese, jo vetëm në skenë, por edhe në Tapetin e Kuq, ku Top Albania Radio është duke raportuar live çdo moment, intervistë dhe detaj.

Në një lidhje direkte, ish-banorja Ola befasoi me deklaratën e saj të papritur, duke u shprehur:

“Jam shumë e qetë dhe nga ana emocionale. Është ende herët për t’u prononcuar.”

Por ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Ronaldo Sharkës që e vuri në qendër të vëmendjes:

“Marrëdhënie seksuale ke kryer?”

Ola, pa u stepur, u përgjigj: “Jo. Unë jam e virgjër.”

Një deklaratë që ndezi menjëherë reagime në rrjet, duke i dhënë kështu një tjetër kthesë surprizuese mbrëmjes finale të BBV.

You may also like