Ngjarja ka ndodhur teksa fëmijët po luanin në trotuar, kur një mjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi, ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për pasojë, dy të miturit kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të rrethanave familjare të njërit prej viktimave. Ai humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për kurimin e babait nga kanceri. Mësohet gjithashtu se viktima tjetër dhe i plagosuri janë kushërinj.
Shoferi, Nikoll Radaçi njihej si person problematik në zonë, për të cilin fqinjët thonë se kryente manovra të rrezikshme me makinë dhe konsumonte alkool.
